Rama i dhuron presidentit të Bullgarisë “Çelësin e Qytetit” - NACIONALE

Rama i dhuron presidentit të Bullgarisë “Çelësin e Qytetit”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev është nderuar me “Çelësin e Qytetit”, nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në takim me presidentin e Bullgarisë, ka theksuar thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Patëm nderin të mirëpresim në Kryeqytet, Presidentin Bullgarisë, z.Rumen Radev, të cilin e nderuam me "Çelësin e Qytetit". Një vizitë e rëndësishme që thekson thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona miqësore.” – ka shkruar Rama.

Ai tutje ka thënë se Radev i ka dyert e hapura gjithmonë në Prishtinë.

Faleminderit Presidentit të Bullgarisë për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve tona diplomatike. Z.Radev i ka dyert gjithmonë të hapura në Prishtinë.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme