Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e Komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush” - NACIONALE

Rama: Gjykata e Apelit aprovon ankesën e Komunës së Prishtinës për sheshin “Xhorxh Bush”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën për sheshin “Xhorxh Bush”.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se Apeli ka anuluar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, duke kthyer çështjen në rishqyrtim.

"Ky vendim i ri i Gjykatës së Apelit vërteton se kemi pasur të drejtë dhe se veprimi ynë ka qenë në përputhje me interesin publik dhe ligjin.

E kemi thënë dhe do ta themi sërish: qendrat e qyteteve moderne nuk ndërtohen mbi ndotje, zhurmë dhe privilegje të vjetra, por mbi parimin që qyteti u takon KËMBËSORËVE, jo MAKINAVE.

Krejt kjo në përputhje me standardet e BE-së, paralel me praktikat më të mira evropiane dhe në përputhje të plotë me ligjin” – ka thënë ai.

Në fund, Rama ka shtuar:

“Ne do të vazhdojmë me qetësi, vendosmëri dhe respekt të plotë për ligjin e interesin publik!

Ata që i frikësohen një Prishtine për të gjithë, do të kuptojne se koha e BLLOKADAVE të jashtligjshme mbi kurrizin e qytetit po perëndon!”.

Lajme të ngjashme