Rama flet për Ballkanin e Hapur: Është 100% në përputhje me BE-në
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur është në përputhje me Bashkimin Evropian.
Në një komunikim me gazetarë, Rama ka thënë se Ballkani i Hapur është pjellë e Procesit të Berlinit.
“Ajo nuk është rezolutë e PE-së. Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100 për qind me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e Procesit të Berlinit. Në procesin e Berlinit të rifilluar kemi firmosur ato dokumente që ishin firmosur më parë në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase ata që janë kundër është e drejta e tyre që të ketë një opinion ndryshe nga Ballkani i Hapur”, u shpreh Rama.
Gjithashtu, Rama nënvizoi se nga nesër do të fillojë të ndahet bonusi i fundvitit për pensionistët. Ai tha se bonusi do të jetë 5 mijë lekë për 695 mijë pensionistët në mbarë vendin. Paketa e gjitha do të jetë 4.3 milirdë lekë.