Rama flet para samitit në Pragë: Ky takim nuk është një ide e re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar takimin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet sot në Pragë të Çekisë.
Para takimit, ai ka thënë se ideja e takimit është shumë e vjetër, duke shtuar se shpreson që nuk do të ketë kriza të tjera.
“Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit evropian”, ka thënë Rama.