Rama: Fat për të gjithë kandidatët në Prishtinë, të fitoj më i miri ndër ne
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar kundërkandidatët për kryetar të kryeqytetit në një intervistë në Frontal në T7. Ai ka treguar një kultur tjetër politike nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim në Kosovë, tek sa ka komentuar kundërkandidatët e tij për kryeqytetin.
Rama tha se iu uron “fat të gjithëve”. “Le të fitojë më i miri”.
Kryetari i Prishtinës, kandidatin e LVV-së, Hajrulla Çeku e quajti “bllokues total” të projekteve të Komunës.
Për kandidatin e mundshëm të PDK-së, Uran Ismaili, Rama tha: “Ne kemi pasë një bashkëpunim të mirëfilltë gati dy vite me Uranin. Nuk di pse, çka ndodhi. Mirëpo iu uroj fat të gjithëve. Le të fitojë më i miri”.
Kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, Rama tha se nuk e njeh.
“Nuk e njoh. S’mund të komentoj. E pashë në sheh një ditë, ia dhashë dorën, m’u duk djalë i mirë, por nuk e njoh… Kam dëgju që është edhe deputet”, tha ai.
Besa Shahinin, kandidaten e PSD-së për kryetare të Prishtinës tha se e njeh dhe i uroi fat.
“Besën e njoh. Është një vajzë shumë e mirë, e e dukume, në aspektin e arsimit gjithsesi. Kështu që i uroj fat edhe Besës në këtë kampanjën tash dhe është normal një freski me e pasë edhe një grua në garë”.