Rama falendëron Scholzin për Procesin e Berlinit: Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar
Në një postim në X, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mirënjohjen ndaj kancelarit gjermanOlaf Scholz për udhëheqjen e tij gjatë Kongresit të Partisë Social Demokrate (SPD) në Berlin.
Kryeministri vlerësoi sukseset e arritura përmes Procesit të Berlinit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
"Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelarin Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor"- tha Rama.
On the occasion of the SPD Congress in Berlin, I sincerely thank @Bundeskanzler Olaf Scholz for his leadership🙏 The rejuvenated Berlin Process is just one of many successes of our friends and allies in Berlin. Albania will remain deeply committed to this process as the principal…
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2023