Rama e bën të qeshë kryediplomaten evropiane: Kaja, anëtarësimin në BE e kam të bazuar në martesë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur të martën në takim kryediplomaten e re evropiane, Kaja Kallas, para së cilës tha se nuk do të pushojnë deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, Rama këtë e lidhi me martesën, duke i thënë në fund shefes së Politikës së Jashtme se procesin e ka të bazuar në “martesë”, e jo në “meritë”, gjë që shkaktoi të qeshura.
“…ne nuk do të pushtojmë një sekondë deri të hyjmë në derën e BE-së dhe të ulemi në tryezën e BE-së, si një njeri i dashuruar marrëzisht që sado që i thonë kujdes se martesa nuk është gjëja më e bukur që mund të ndodhë nuk i ndahet dashurisë së vet deri të martohet.
Dhe si një njeri që mund të flas për martesën me shumë kompetecë, ju them që në fund të ditës nuk ka më mirë se martesa, kur është e duhura.
Kështu që Kaja, ti e di që unë e kam “marriage based” këtë proces, jo “merit based” – tha ai, transmeton Nacionale.
Ndërkohë, Kallas në fjalën e saj foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Ky është një proces i vazhdueshëm, ne kemi Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe do të ulemi me të edhe për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Ajo që është e rëndësishme për ne është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse pa këtë asnjëra prej tyre nuk mund të vazhdojë në rrugën e tyre europiane” – u shpreh ajo.