Rama: Duhet të ndërtojmë një Shqipëri evropiane
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të gjithë që ishin pjesë e rrugëtimit drejt hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë një deklaratë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Çekisë Petr Fjala, dhe Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ai ka falënderuar edhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.
Ai ka thënë duhet të ndërtohet një Shqipëri evropiane, të fortë dhe një Ballkan të Hapur dhe demokratik.
“Do të ia nisja me falënderime dhe padyshim që dua të falënderoj së pari dhe kryesisht Presidenten e Komisonit Europian, Zonjën Ursula, e cila e dinte se si të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për Ballkanin dhe BE. Dhe dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane, Angela Merkel, e cila ka ditëlindjen dhe do të doja të i uroja gjithë të mirat dhe ndërkohë s’do të ishin këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtur dhe të palodhur që të mbërrinim në përfundimin final francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde. Shumë faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë.