Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembulli më i mirë i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se pika doganore Morinë-Vërmicë, është një një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo sipas tij, duke sjellë lehtësira të ndjeshme për qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktimin e kohës së zhdoganimit për bizneset.
“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eliminuar çdo vonesë”, shkruan Rama.