Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Kushdo që përdor dhunën do të përballet me forcën e ligjit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmin fizik nda liderit të PD-së, Sali Berisha.
Përmes një reagimi, Zyra e Kryeministrit ka vlerësuar se sulmi ndaj Berishës në protestë ishte një aktin e pajustifikueshëm dhe i patolerueshëm.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, është thënë në reagimin e Kryeministrisë.