Rama: Bora ka mbuluar Prishtinën, ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit - NACIONALE

Rama: Bora ka mbuluar Prishtinën, ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kompanitë e angazhuar nga komuna janë duke i mirëmbajtur nga bora rrugët e kryeqytetit.

Ai ka tregua se të gjitha këto kompani janë në terren për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

I pari i Prishtinës ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar. Të dashur qytetarë, ❄️🌬️🚗 Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”, ka shkruar Rama në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme