Rama arrin në Ankara, takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Ankara ku po mbahet Samiti i NATO-s.
Me të arritur në kryeqytetin turk, ai ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në ditën e dytë të samitit, kryeministri shqiptar pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në këtë aktivitet vjen si pjesë e angazhimit të Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në sigurinë euroatlantike.
Samiti i NATO-s në Ankara pritet të trajtojë çështje të rëndësishme për sigurinë ndërkombëtare dhe sfidat me të cilat përballen vendet aleate.