Rahoveci renditet i pari në Grantin e Perfomacës, Haradinaj: AAK se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën
Komuna e Rahovecit është renditur e para në Grantin e Perfoormancës Komunale për vitin 2022, ku kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifin.
Haradinaj ka thënë se nuk është hera e parë që Rahoveci vlerësohet kësisoj, duke thënë se është kampione në çdo matje nga organizata kredibile vendëse dhe ato ndërkombëtare.
“Nga 38 Komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci renditet e para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022. Kryetarin Smajl Latifi dhe stafin e tij, i uroj dhe i përgëzoj për punën e tyre profesionale, korrekte dhe të ndërgjegjshme. Komuna e Rahovecit nuk është hera e parë që vlerësohet kësisoj, ajo është kampione në çdo matje nga organizata kredibile vendëse dhe ato ndërkombëtare.” – ka shkruar Haradinaj.
Ai tutje ka thënë se ku do të qeverisë Aleanca, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën.
“Aleanca kudo që qeverisë, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën. Komunat ku qeverim ne, kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë zhvillim të hovshëm në secilin segment, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës kryetarëve tanë të cilët e kanë marrë punën me seriozitetin më të lartë. Vazhdojmë të jemi të tillë sepse ky edhe është vizioni ynë. Urime kryetar Smajl!” – ka shkruar Haradinaj.