Rahoveci mbulohet nga vërshimet - profesori fajëson të gjitha qeverisjet në këtë komunë - NACIONALE

Rahoveci mbulohet nga vërshimet - profesori fajëson të gjitha qeverisjet në këtë komunë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori Arben Fetoshi ka publikuar disa pamje të komunës së Rahovecit, ku shihet gjendja e rëndë si pasojë e vërshimeve që kanë shkaktuar reshjet e shiut.

Ai ka treguar se vërshimet kanë shkaktuar dëme serioze për bashkëvendasit e tij.

Ai po ashtu tha se kjo gjendje është pasojë e të gjitha qeverisjeve të deritashme në komunën e Rahovecit.

"Venediku në Fortesë, sa bukur do të ishte. Por jo, është shtëpia ime në ujë. Është drama e shpeshtë e një fshati të bukur, me dëme serioze për bashkëvendasit e mi. Është pasojë e papërgjegjësisë dhe neglizhencës së të gjitha qeverisjeve të deritashme në komunën e Rahovecit. Edhe sa herë duhet të vërshohen shtëpitë dhe fushat me të mbjella të Fortesës?" - shkroi ai në Facebook.

Postimi:

Lajme të ngjashme