Ragmi Mustafi takon Besnik Bislimin, diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës - NACIONALE

Ragmi Mustafi takon Besnik Bislimin, diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot është takuar më zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislmin.

Siç ka shkruar Mustafi, në këtë takim u diskutua për çështjet me interes për shqiptarët e Luginës së Preshëvës.

“Në takim me Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, z. Besnik Bislim u theksua se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë në fokus të veçantë të Qeverisë në Prishtinë. Sigurisht, Lugina e Preshevës do të jetë me patjetër në marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Mustafi ndër tjera.