Ragip Xhaka kandidat i PDK-së për deputet: Analisti thotë se këtë javë konfirmohet - NACIONALE

Ragip Xhaka kandidat i PDK-së për deputet: Analisti thotë se këtë javë konfirmohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka një kohë që Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka, është i përfshirë në PDK.

Fidan Rama, analist në Kanal 10, ka folur në lidhje me garimin e Xhakës në listën e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Sipas Ramës, ndoshta këtë javë do të konfirmohet kandidimi i Xhakës nga PDK-ja.

“Isaku bashkë besoj me Ragip Xhakën në Zvicër, që do të konfirmohet ndoshta këtë javë. Unë besoj që këto dy figura, si Ragip Xhaka, si Isak Neziri, besoj se do të jenë deputetë e ardhshëm nga radhët e PDK-së, sepse e thash përfaqësojnë shumë mirë punën e tyre jashtë politikës” – tha Rama.

Në fakt, PDK-ja e Zvicrës e kishte paralajmëruar kandidimin e Xhakës.

Sot me datën 18.05.2024, Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së, në Zvicër, në mbledhjën e tijë të rregullt, i dha mbështetje të plotë kandidimit të Kryetarit të Degës z. Ragip Xhaka për deputet në Parlametin e Kosovës” – shkruante PDK-ja.

Lajme të ngjashme