Rafuna: Rritja e çmimit të naftës rrezikon prodhimin, importet dhe vendet e punës - NACIONALE

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës rrezikon prodhimin, importet dhe vendet e punës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Rritja e çmimit të naftës po rëndon bizneset në Kosovë, duke rritur kostot operative dhe duke dëmtuar konkurrueshmërinë e prodhimeve vendore.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, paralajmëroi tkurrje të prodhimit, rritje të importeve dhe humbje të vendeve të punës.

“Rritja e çmimit të derivateve të naftës është rritje e kostos operative për çdo biznes”, tha Rafuna për Ekonomia Online.

Ai kërkoi masa fiskale, përfshirë uljen ose heqjen e përkohshme të akcizës dhe TVSH-së, për të lehtësuar barrën mbi bizneset.

Rafuna paralajmëroi se mungesa e ndërhyrjeve mund ta thellojë krizën ekonomike, ndërsa kërkoi mbështetje edhe për bujqësinë dhe prodhimin vendor.

Lajme të ngjashme