Rafuna kërkon të rritet borxhit publik për invetsime kapitale: Nuk e kemi komoditetin ta kemi aq të ulët
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga qeveria kosovare që të rritet borxhi publik dhe që ai borxh të shfrytëzohet për investime kapitale. Sipas Rafunës, vendi “nuk e ka atë komoditet” të ketë borxhin e ulët publik.
“Kërkesa jonë po ashtu ka qenë që të shihet mundësia të rritet borxhi publik, sepse Kosova ka shumë nevojë për investime. Raporti e shfaq atë që borxhi publik jo që nuk është rritur, por është zvogëluar dhe nuk e kemi komoditetin si Kosovë që të kemi borxh publik të ulët, por duhet ta rrisim që të marrim borxh publik si çdo vend tjetër (...)” (
“(...)si çdo vend që është zhvilluar, por jo për shpenzime rrjedhëse, por për investime kapitale, për projekte konkrete, zhvillimore që ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndikojnë në punësim”, thotë Rafuna për “KosovaPress”