Rafuna i OEK-ut: Kërkesa për 50 milionë eurot për subvencionim, ato nuk janë para private të Albin Kurtit
Lulzim Rafuna nga Oda e Ekonomike të Kosovës ka thënë për gazetarët se për çështjen e kërkesës për subvencion të energjisë në fazë kalimtare të daljes në të ashtuquajturin treg të lirë, përkatësisht për 50 milionë eurot “nuk janë para private” të Albin Kurtit, deputet i Vetëvendosjes që mban edhe postin e kryeministrit në detyrë.
“Ky është një vendim i ZRrE-së. Kryeministri po i ndryshon fjalët, sepse më parë kishte një paraqitje publike ku kishte thënë se ZRrE është e pavarur. Ne kemi kërkuar një subvencion prej 50 milionë eurosh që i nevojitet ZRrE-së, në mënyrë që këto mjete të na jepen në këtë fazë të tranzicionit, për të mos dalë në tregun e lirë. Këto 50 milionë euro nuk janë para private të Kryeministrit, por janë mjete të taksapaguesve.
Me këto mjete mund të shpëtohen bizneset, qytetarët e Kosovës, sepse nuk do të ngarkohen sërish dhe, për më tepër, mund të shpëtohet ekonomia e vendit. Qeveria e Kosovës ka dhënë edhe më shumë se 50 milionë për qëllime të tjera – ky është një qëllim madhor dhe është interes publik. Për këtë arsye, është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të mbrojë interesin publik dhe interesin e qytetarëve”, tha ai.