Radoniqi del me videomesazh: Fton mërgatën që të regjistrohet për votim me postë - NACIONALE

Radoniqi del me videomesazh: Fton mërgatën që të regjistrohet për votim me postë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka dërguar një videomesazh për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duke i informuar për regjistrimin si votues për zgjedhjet lokale.

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës ka filluar më 23 korrik dhe do të vazhdojë deri më 29 gusht.

“Për të votuar nga jashtë, është e domosdoshme që të regjistroheni brenda këtij afati përmes platformës së KQZ-së,” - theksohet në mesazhin informues të Kryesuesit të KQZ-së.

Në emër të KQZ-së, Radoniqi ka ftuar të gjithë shtetasit e Kosovës të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke thënë: “Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është shumë e rëndësishme dhe vota juaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e komunës tuaj.”

Vetëm ata shtetas të Kosovës që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe, do të kenë mundësinë të votojnë përmes postës, nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Në dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet lokale votimi jashtë vendit mund të bëhet vetëm përmes postës, pasi ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme përcakton se votimi në përfaqësitë diplomatike nuk është i mundur për këto zgjedhje.

Lajme të ngjashme