Rada Trajkoviq sërish ndalohet në Merdarë, thotë se i janë konfiskuar dokumentet - NACIONALE

Rada Trajkoviq sërish ndalohet në Merdarë, thotë se i janë konfiskuar dokumentet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidengtja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq u mbajt në Merdarë për më shumë se njëmbëdhjetë orë.

Për ndalimin ajo ka shkruar në Twitter. “Në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese, m’u konfiskuan dokumentet dhe m’u pengua liria e lëvizjes”, tha Trajkoviq.

Ajo gjatë natës ka njoftuar disa herë në Twitter se nuk e dinte arsyen për të cilën u ndalua, si dhe se ishte pa terapinë e rregullt me ​​insulinë.

Lajme të ngjashme