Raci ekzaltohet nga letra e Qeverisë: Lëvizja më e mençur në këto rrethana e Kurtit - NACIONALE

Raci ekzaltohet nga letra e Qeverisë: Lëvizja më e mençur në këto rrethana e Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazmir Raci, analist i njohur për qendrimet të afërta me pushtetin, ka komentuar dërgimin e letrës së zotimit nga ana e Qeverisë së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Duke e komentuar këtë letër, Raci është shprehur tepër i entuziazmuar. Madje, Raci nuk ka ngurruar ta quaj si lëvizjen me të mençur në këto rrethana të kryeministrit Albin Kurti, ndonëse letrën e dërgoi Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme.

“Lëvizja e sotme e KM Kurtit për të ecur përpara me anëtarësimin në KiE është lëvizja më e mençur në këto rrethana sepse siç kam qenë i bindur që nuk e ka pranuar draftin e Lajçakut, e ka hequr qafe dhe tani po hiqet pengesa e fundit për anëtarësim në KiE. Ndërkaq, ai vetë në konferencën e fundit ka treguar se çfarë propozimesh ka dhënë të cilat janë refuzuar kategorikisht nga Serbia” – ka shkruar Raci.

Lajme të ngjashme