Ra në kontakt me disa substanca kimike, punëtori nga Ferizaj pëson lëndime të rënda
Një burrë ka pësuar lëndime në pjesën e fytyrës pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me disa substanca kimike derisa ishte duke punuar.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt.
Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Fsh.Komogllavë, Ferizaj, 24.08.2022-19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar aksidentalisht ka rënë në kontakt me disa substanca kimike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore në pjesën e fytyrës. Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.