Qytetari në protestën kundër Zajednicës: Serbët janë ilir, i kemi vëllezër - NACIONALE

Qytetari në protestën kundër Zajednicës: Serbët janë ilir, i kemi vëllezër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Protestë kundër Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe kishte thirrur Sadri Ramabaja, në mënyrë që të kundërshtohet zbatimi i marrëveshjes, që sipas protestuesve është e dëmshme për Kosovën.

Protesta nuk ishte masive. Aty dolën një grusht njerëzish. Por, njëri nga ta “spikati” kur para mediave tha se populli serb është ilir, e që janë vëllëzërit tanë. Sipas tij nëse ne nuk i trajtojmë ata si vllëzër, edhe Mitrovica ka me hubmë.

Edhe populli serb është popull ilir, janë vëllezërit tanë, në qoftë se ne nuk i trajtojmë njëri tjetrin si vëllezër, Mitrovica ka me humbë”- deklaroi njëri nga protestuesit.

Kujtojmë se në protestë morrën pjesë edhe një numër i aktivistëve të Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme