Qytetari njofton policinë se dy persona deponuan 3 herë nga 100 euro false
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar për disa para të falsifikuara.
Një qytetar në Klinë, siç shkruhet në raport, ka raportuar se dy meshkuj kosovarë kanë deponuar 3 herë nga 100 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Klinë / 15.05.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy meshkuj kosovarë, kanë deponuar në bankë 3x100 euro që dyshohen të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore” – shkruhet në raportin 24-orësh.