Qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici kuletën e gjetur me 625 euro
Një 16-vjecar nga Ferizaj ka bërë një gjest shembull.
Policia e Kosovës ka treguar se i njëjti dje ka gjetur një kultë me 625 euro dhe e ka dorëzuar në polici.
Në njoftimin për media, Polica e Kosovës e ka treguar se kuleta dhe parat i janë kthyer pronarit.
“Me datën 08.08.2024 rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në Ferizaj dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj. Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.