Qytetari ia ‘krisi’ revoles midis sheshit pas golit të Shqipërisë, arrestohet nga Policia - NACIONALE

Qytetari ia ‘krisi’ revoles midis sheshit pas golit të Shqipërisë, arrestohet nga Policia

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një qytetar është arrestuar pasi gjuajti me armë pas golit të Shqipërisë.

Ngjarja ndodhi në mes të sheshit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar”, tha Pllana.

Lajme të ngjashme