Qytetari e pyet Armend Mujën: A po e sheh Visar Ymerin në ëndërr a jo? - NACIONALE

Qytetari e pyet Armend Mujën: A po e sheh Visar Ymerin në ëndërr a jo?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë kësaj jave në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ndodhi një debat absolutisht interesant. Në fakt, Visar Ymeri, analist, e “deklasoi” Armend Mujën, deputet i VV-së.

Debati i tyre, që u fitua nga Ymeri, duket se është përcjellur goxha shumë. Madje, në disa raste ka pasur edhe “meme” me këtë debat, raporton Nacionale.

Por një qytetar, me emrin Arben Bahtijari i ka komentuar Mujës në postimin e fundit të tij.

Ai ka shtruar një pyetje, që më shumë ngjan si një pyetje ironike.

“A po e sheh Visar Ymerin ne ënderr a jo” – e pyeti qytetari me emrin Arben Bahtijari deputetin e VV-së.

Lajme të ngjashme