Qytetarët e Drenasit po përballen me mungesë të ujit, Lladrovci fajëson Qeverinë Kurti - NACIONALE

Qytetarët e Drenasit po përballen me mungesë të ujit, Lladrovci fajëson Qeverinë Kurti

14 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovici, ka fajësuar Qeverinë Kurti për mungesën e ujit për qytetarët e Drenasit.

Ai ka bërë se që disa muaj kjo komunë po përballet me mungesë të madhe të tijit.

Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ai ka treguar se Qeveria nuk po merr asnjë veprim për të sanuar prishjen e pompave.

“Ujësjellësi nuk krijon kushte për të pasur ujë qytetarët e Drenasit. Edhe me këta kemi pasur mbledhje, kemi pasur dëgjime. Kemi provuar me pasë veprime, por sipas Ujësjellësit, pompat të cilat e sjellin ujin nga Liqeni i Ujmani në Bivolak janë të prishura prej disa muajsh dhe Qeveria nuk ka qenë e gatshme dhe as ujësjellësi që t’i riparojë më shpejtë, për t’i furnizuar me ujë qytetarët”, ka thënë Lladrovci.

Lajme të ngjashme