Qysh e pranoi Mihali para prokurorit mesazhin me Nagip Krasniqit për Martin Berishajn - NACIONALE

Qysh e pranoi Mihali para prokurorit mesazhin me Nagip Krasniqit për Martin Berishajn

1 vit më parë

nga NACIONALE

Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali para prokurorisë speciale e ka pranuar mesazhin e shkëmbyer me ish-Kryeshefin e KEK-ut me dy aktakuza tashmë Nagip Krasniqi, ku ai i thotë Mihalit, “pak a shumë e vërtetë” për përfitimin 4.2 milionë euro nga ambasadori Berishaj.

Nacionale kishte publikuar këto biseda ndërmjet Mihalit e Krasniqit kohë më parë, por ishin vënë në dyshim nga eksponent të pushtetit.

Ja, përgjigja e Mihalit para prokurorisë për ato mesazhe.

Prokurori: Me lejoni te ju kujtoj, ndoshta e ndihmon ne kujtesen e ngjarjeve me lehte. Gjate komunikimit ne platformen Signal ne daten 22.04.2022 ne mes jush dhe Nagip Krasniqit, ju i dergoni Nagipit shkrimin e gazetes Reporteri.net ne lidhje me artikullin me titull “Kompania GEN e lidhur me ambasadorin Berisha mori 4.2miljon nga Kosova per dy muaj te krizes energjetike”. A ju kujtohet kjo?

Deshmitarja: Me siguri kam derguar ndonje nga lajmet qe bejne zhurme.

Prokurori: Megjithate, Nagipi ju pergjigjet “pak a shume e vertete”, dhe ne kete moment ju dergon te dhenat statistikore lidhur me eksportin e energjise qe sapo ju treguam. Pse ju dergoj Nagipi juve keto dokumente?

Deshmitarja: Nuke kam te qarte sepse edhe tani nuke mbaj mend se çka shkruante brenda atij shkrimi, por cfare me kujtohet si teme e pergjithshme se ne ate kohe kishte teper shume akuza se ka eksport apo import te energjise me Serbine dhe per keto akuza nuk kishte ndonje evidence ose une te pakten nuk e kam kuptuar se cila ishte evidenca dhe kur permendej atje ne kompani Sllovene nuk kishte evidence se cila ishte lidhja ne mes kompanise sllovene dhe kompanive serbe dhembibazen e kesaj une ia kam percjell artikullin Nagipit me kuptimin shihe se c;:fare po ndodh. Tani nuk me kujtohet sakte nese mi ka derguar keto te dhena per shkak se keto jane te dhena publike te pasqyrave te energjise edhe ne KOST edhe ne ZRRE.

Lajme të ngjashme