Quni me shkrim emocionues për Agim Ramadanin, kujton takimin e lamtumirës
Anton Quni, deputet i LDK-së, ka kujtuar takimin e fundit me Agim Ramadanin, ish-komandant i UÇK-së në betejën e lavdishme të Koshares.
Quni, që ishte vetë komandant, ka shkruar se i ka të freskëta kujtimet për heroin Ramadani.
“Me Agimin edhe një herë kaluam nëpër planet e operacionit. Shtrënguam duart në shenjë mirënjohjeje, urimi e premtimi se do të takohemi pas fitores së radhës. U ndamë duke vazhduar në krye të njësive.
Më vonë do të kuptoj se shtrëngimi i duarve ishte lamtumirës.
Edhe pas 25 vjetëve janë të freskëta në detaje kujtimet e atij mëngjesit, shija e cigareve, numërimi i municionit, batutat, urimet, lajmet e mëngjesit dhe mbi të gjitha, shtrëngimi lamtumirës i duarve.” – shkroi ai.