QUINT-i mbështet grupin serb që e kritikoi Besnik Bislimi: Partnerë të besueshëm - NACIONALE

QUINT-i mbështet grupin serb që e kritikoi Besnik Bislimi: Partnerë të besueshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, kritikoi Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe një grup të serbëve lokalë, të cilët realizuan një takim në Bruskel.

Ambasadorët e QUINT-it janë takuar me këtë grup të serbëve dhe me zëvendësin e Avokatit të Popullit.

“Ambasadorët e QUINT-it [SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia] dhe BE-së vlerësojnë mundësinë për t’u takuar sot me zëvendësin e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës – të cilët janë partnerë të besueshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve ndëretnike për Kosovën”, ka shkruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në rrjetin social “X”.

Lajme të ngjashme