Qortimi i sekretarit amerikan për Dodikun, Kasolli: Çarjet e para ndërmjet administratës Trump dhe Serbisë
Analisti Afrim Kasolli ka komentuar qortimi që sot sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, ia ka bërë presidentit të Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, i cili është aleat i presidentit të Serbisë.
Ai ka bërë me dije se pjesa e fundit e mesazhit të kryediplomatit amerikan është edhe për Serbinë.
Sipas tij, kjo flet për çarjet e para diplomatike të administratës Trum me Serbinë.
“Sekretari amerikan i shtetit M. Rubio, nëpërmjet një postimi ne rrjetin social X, i ka dënuar sjelljet e "presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, sepse ato po i minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj" Mirëpo, top diplomati amerikan, po ashtu, u ka bere "thirrje partnerëve në rajon që të bashkohen" me Amerikën per "të kundërshtuar këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”. Pjesa e fundit shihet qarte se eshte e drejtuar ndaj Serbise dhe Aleksandër Vuçiqit. Sepse ky është i vetmi lider qe qe ka leva ndikimi mbi drejtuesin e serbëve te Bosnjës. Per me teper, e ka perdorur ate si karte per ta forcuar pozicionin e tij gjeopolitik rajonal, si dikush qe mund t'i mbaje nen kontroll forcat destruktive”, ka shkruar Kasolli.