Qorrolli padit Tahirin e PDK-së për shpifje, e quan “çapaçul shpifës” - NACIONALE

Qorrolli padit Tahirin e PDK-së për shpifje, e quan “çapaçul shpifës”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vigan Qorrolli, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, ka dorëzuar një kallëzim penal për shpifje ndaj Abelard Tahirit, shef i grupit parlamentar të PDK-së.

Qorrolli e ka padiur Tahirin për një deklarim ditë më parë, ku tha se Qorrolli ishte kandidat i përkrahur nga Milan Radoiçiqi, i akuzuar për sulmin në Banjskë, për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim, Qorrolli e ka quajtur Tahirin “çapaçul shpifës”.

“Sot, ne Gjykaten Themelore ne Prishtine, i shoqeruar nga avokati im, Genc N. Kadriu, e kam dorezuar Padine per Shpifje, ndaj abelard tahirit, shefit shpifes te grupit parlamentar te pdk.

Çapaçuli shpifes do duhet t'i tregoj tashme gjykates dhe permes saj tere opinionit publik -- sesi une jam propozuar per gjyqtar nga benjaminet e tij politik te bashkeqeverisjes -- "lista srpska."

I ftoj mediat qe per ta kuptuar te verteten, ta percjellin diteve ne vijim seancen gjyqesore -- me rastin e kerkeses per caktimin e mases se sigurise -- per ndalimin e shpifjeve kundrejt personit tim nga nje shpifes ordiner si i padituri ne fjale” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme