Qorrolli: Abelard Tahiri ka afat edhe 48 orë për kërkim falje - NACIONALE

Qorrolli: Abelard Tahiri ka afat edhe 48 orë për kërkim falje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka bërë me dije se shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kohë edhe 48 orë për t`i kërkuar falje.

Në të kundërtën, Qorrolli ka thënë se do ta padisë për shpifje deputetin e PDK-së për akuzat që ia ka bërë më 10 tetor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Qorrolli ka shkruar se Tahiri është shpifës.

“Çapaçuli shpifës, abelard tahiri, ka afat edhe 48 orë për kërkim falje ndaj personit tim -- për shpifjet dhe akuzat morbide që i ka bërë më 10 tetor '24 -- përndryshe do paditet për shpifje, linçim dhe dëmtim reputacioni në gjykatë. Ministri më qesharak i drejtësisë në historikun politik të 🇽🇰 -- do duhet t'i ofroj faktet për insinuatat e tija ordinere?! Po të dojë shpifaraku, mund të shihemi në studio televizive ose ia provon gjykatës poshtërsitë e thëna me gjuhë rruge prej një lloqi mafioz--siç është vet!”, ka shkruar Qorrolli.

Lajme të ngjashme