QKUK largohen tarifën 3 euroshe për përcjellësit e pacientëve në disa klinika
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve janë të liruar nga tarifa 3 euro në natë gjatë qëndrimit atje.
Në një njoftim për media, thuhet se nga tarifa lirohen edhe përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe klinikave ku trajtohen pacientët me sëmundje malinje.
“Nga kjo tarifë përjashtohen gjithashtu përcjellësit e pacientëve të Klinikës së Onkologjisë dhe të gjitha klinikave ku trajtohen pacientë me sëmundje malinje, pavarësisht nëse pacientët janë të shtruar në klinika të tjera brenda QKUK-së”.
“Po ashtu, nga pagesa përjashtohen të gjithë përcjellësit e pacientëve nën moshën 18 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike. Sqarojmë se në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, përcjellësit nuk kanë paguar asnjëherë tarifën prej 3 (tre) euro për natë” – thuhet në njoftim.