Qeveria ua lejon punonjësve të KEK-ut marrjen e thëngjillit falas
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë Komisionit për Ekonomi ka treguar për masat emergjente, në kuadër të cilave janë marrur disa vendime.
Një nga vendimet, është edhe ndalimi i dhënies së thëngjillit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut.
“Është shfuqizuar vendimi i vitit 2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e KEK-ut”, deklaroi Rizvanolli.
Tutje Rizvanolli kërkoi që këto masa të zgjaten, pasi pritet të kemi dimër të vështirë.
*Ky artikull është publikuar pa u verifikuar përmes metodave të gazetës Nacionale me një titull që nuk përkonte me tekstin. Lexuesve të Nacionales që mund ta kenë lexuar vetëm titullin dhe jo gjithë artikullin, ju kërkojmë sinqerisht ndjesë!