Qeveria subvencionon gjysmën e pagës së rritur në sektorin privat - NACIONALE

Qeveria subvencionon gjysmën e pagës së rritur në sektorin privat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave Hekuran Murati ka dalur në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

Nga aty, Murati bëri të ditur edhe për një masë e cila prekë sektorin privat.

Murati tha se inkurajon punëtorët si dhe punëdhënësit, që ta shfrytëzojnë këtë masë, e cila mundëson rritjen e pagave në sektorin privat.

Kushdo që rrit pagën për punëtorët e sektorit privat, do të subvencionohet me gjysmën e asaj shume të rritur nga qeveria.

“Qeveria ka paraparë që të mbështesim dhe të subvencionojmë të gjitha bizneset në këtë kohë rrisin pagat për punëtorët e tyre dhe ne i ftojmë qysh tani, që të fillojnë nga ky muaj, dhe për 3 muajt e ardhshëm do të ketë mbështetje dhe u bëj thirrje bizneseve njëkohësisht, por edhe punëtorëve, që të diskutojnë me punëdhënësit e tyre dhe të kërkojnë që kjo rritje të bëhet, sepse shteti do të subvencionojë gjysmën e rritjes së pagës së tyre, pra për 3 muajt e ardhshëm” ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme