Qeveria sqarohet: Kurti tha që "zakonisht agjëron" kur shkon nëpër iftare - NACIONALE

Qeveria sqarohet: Kurti tha që "zakonisht agjëron" kur shkon nëpër iftare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka sqaruar raportimet në lidhje me një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, ku mes tjerash ky i fundit deklaronte se “zakonisht agjëron kur ftohet nëpër iftare”.

Mediumi që publikoi lajmin, Ekonomia Online”, fillimisht nuk e ka përmendur në titull fjalën “zakonisht”, por siç ka bërë të ditur zëdhënësi Kryeziu, e ka shtuar më pas.

Kështu deklaroi ai në një postim në Twitter ku ka replikuar me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

“Citati i plotë: "Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare, zakonisht kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet". Një fjalë, "zakonisht", fillimisht ia ka largu EO. Pjesën tjetër, "si sot", ia paske shtu ti. Ndërkohë EO e ka përmirësuar. Kur pe përmirëson ti?” – ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti ndërkohë, dje ka marrë pjesë në një iftar të organizuar në njëren prej xhamive në kryeqytet.

Lajme të ngjashme