Qeveria rikthen çmimet maksimale për karburantet - NACIONALE

Qeveria rikthen çmimet maksimale për karburantet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka mirtuar plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Kryeministri, Albin Kurti prezantoi këtë pikë të rendit të ditës, duke thënë se ky plotësim-ndryshimi vjen si masë mbrojtëse.

Plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ numër 03/ 2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, ky plotësim ndryshim vije si vazhdimësi e masave mbrojtëse për konsumatorët dhe operatorët ekonomik të rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës”, tha Kurti.

Qeveria për një muaj rend kishte përcaktuar çmimet maksimale për derivatet e naftës.

Lajme të ngjashme