Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merren disa vendime - NACIONALE

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merren disa vendime

3 orë më parë

nga NACIONALE

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike ku janë marrë disa vendime.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, janë ndarë 21 mijë euro për realizimin e një shfaqje.

Po ashtu, janë ndarë edhe 1 milion e 400 mijë euro për pakon 3.8 të Ringjalljes Ekonomike.

“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

  • Miratuar Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Ky raport përmban një përmbledhje të trendeve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së këtij gjashtëmujori të vitit 2026. Gjatë këtij gjashtëmujori pranimet ishin në shumë prej 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërkaq shpenzimet gjatë gjashtëmujorit arritën shumën prej 1 miliard e 777.50 milionë euro.
  • Ndarë mjete financiare në shumën prej 21,000.00 euro, (njëzetenjë mijë euro) për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”me regji të Mario Banushit.
  • Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 1,400,000.00 €, (një milion e katërqind mijë euro), për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
  • Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20 të datës 22 maj 2026 për miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme