Qeveria ndau 10 mijë euro për funeralin e Nexhat Dacit - NACIONALE

Qeveria ndau 10 mijë euro për funeralin e Nexhat Dacit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike të premten.

Në mbledhje Qeveria ka ndarë 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për akademikun Nexhat Daci.

“Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ish-kryekuvendari i Kosovës, Nexhat Daci, ka vdekur në moshën 81-vjeçare

Lajme të ngjashme