Qeveria ndan 19 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike
Qeveria e Kosovës ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Në mbledhjen që është mbajtur në mënyrë elektronike, ekzekutivi ka vendosur për mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike dhe për mbështetje të likuiditetit familjar.
“Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.