Qeveria ndan edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik - NACIONALE

Qeveria ndan edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që të ndajë edhe 100 mijë euro mbështetje për të punësuarit në sektorin publik.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati ndarja e këtyre mjeteve për ta po bëhet për shkak se kishin mbetur pa u mbështetur në rundin e parë të Pakos së Ringjalljes Ekomomike.

Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Pra, bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme