Qeveria ndan 500 mijë euro për kosovarët e prekur nga situata në Lindjen e Mesme - NACIONALE

Qeveria ndan 500 mijë euro për kosovarët e prekur nga situata në Lindjen e Mesme

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku janë miratuar disa vendime.

Mes tyre, edhe ndarjen e 500 mijë eurove për mbështetjen e qytetarëve të kosovës, të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme.

Njoftimi:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

- Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

- Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

- Autorizimin e Ministrit që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.

- Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

- Propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfË për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.

Lajme të ngjashme