Qeveria ndan 5.5 milionë euro për mjekët e stafin mbështetës
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimi i Ministrisë së Financave për pagë shtesë 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës.
Kjo shtesë do të ekzekutohet në periudhën korrik-dhjetor 2022.
Ministri Murati tha se “duhet që të vazhdojë mbështetja në vlerën e 5.5 milionë eurove”.