Qeveria ndan 40 milionë euro shtesë për FSK-në - NACIONALE

Qeveria ndan 40 milionë euro shtesë për FSK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Sot po marrim vendim për ndarjen e buxhetit shtesë për FSK-në, në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar sivjet për mbrojtje, tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.” – ka thënë ai.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës.” – ka thënë ai përmes një shkrimi në Facebook.

Lajme të ngjashme