Qeveria miraton nismën për marrëveshje për ekstradim me Malin e Zi
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar një sërë nismash për marëveshje me Malin e Zi, në aspektin e bashkëpunimit juridik.
Njëra nga nismat është pikërisht edhe ekstadimi i personave të cilët janë duke u ndjekur për një vepër penale, apo që kërkohen për ekzekutimin e një dënimi me burgim ose masave të tjera me heqje lirie, përmes një aktgjykimi të formës së prerë të autoriteteve gjyqësore të shtetit kërkues.
E plotë:
Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Sipas marrëveshjes, palët i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, sipas kushteve dhe në mënyrën e parashikuar në këtë Marrëveshje. Ndihma juridike ofrohet nga autoritetet gjyqësore dhe autoritetet tjera të palëve që janë kompetente për t’u marr me çështjet penale sipas legjislacionit vendor.
Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Zbatim të Ndërsjellë të Vendimeve Gjyqësore në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Në frymën e thellimit të miqësisë sonë me shtetet e rajonit, Ministria e Drejtësisë ka iniciuar këtë marrëveshje e cila ka për qëllim zbatimin në mënyrë të ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në çështjet penale të shqiptuara nga gjykata e njërës palë ndaj një shtetasi të palës tjetër.
Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. Sipas Marrëveshjes palët marrin përsipër të ekstradojnë reciprokisht personat të cilët janë duke u ndjekur për një vepër penale, apo që kërkohen për ekzekutimin e një dënimi me burgim ose masave të tjera me heqje lirie, përmes një aktgjykimi të formës së prerë të autoriteteve gjyqësore të shtetit kërkues