Qeveria mban mbledhje, i kërkon Osmanit t’i jap autorizim Bislimit për dy nënshkrime - NACIONALE

Qeveria mban mbledhje, i kërkon Osmanit t’i jap autorizim Bislimit për dy nënshkrime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se janë aprovuar dy vendime për kërkesa te presidentja Vjosa Osmani.

“ -Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.

-Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme