Qeveria kërkon zgjatjen e masave emergjente në energji, Rizvanolli: Do të jetë dimër i vështirë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Komisionin për Ekonomi, ka kërkuar që masat emergjente të cilat janë marrë para dy muajve, të zgjaten si pasojë e krizës me energjinë elektrike.
“Evropa është duke vazhduar të kalojë në një krizë energjetike edhe më të rëndë se vitin e kaluar, për shkak të luftës në Ukrainë dhe përdorimit të burimeve të energjisë si armë nga ana e presidentit rus Vladimir Putin”, deklaroi Rizvanolli.
Ajo tha se në kuadër të masave emergjente, janë marrë disa vendime, ku mes tyre është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut.
“Masat emergjente që kemi vendosur para dy muajve tani po kërkojmë që këto masa të zgjaten, duke pasur parasysh që pritet të jetë një dimër i vështirë. Është shfuqizuar vendimi i vitit 2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e KEK-ut”, u shpreh Rizvanolli.